Haradinaj përkujton Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij

Haradinaj përkujton Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Tahir Sinanit në luftërat për çlirim, duke e cilësuar atë si një luftëtar që ishte në vijën e parë të frontit.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë të frontit, sypatrembur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles