Komuna e Graçanicës ka vendosur të ndajë afro 50 mijë euro nga buxheti komunal për blerjen e një aparature për heqjen e qimeve me laser, e cila do të vendoset në Spitalin e Graçanicës.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, furnizimi do t’i besohet kompanisë MADEKOS SH.P.K., me vlerë të kontratës prej 49 mijë e 850 euro.
Procedura e prokurimit është përmbyllur më 29 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i kontratës ishte planifikuar për 30 korrik.
Derisa shumë komuna përballen me kërkesa për investime në shërbime bazë dhe infrastrukturë, Komuna e Graçanicës ka zgjedhur që një pjesë të buxhetit ta drejtojë në një pajisje për trajtime estetike – heqjen e qimeve me laser.
Aparatura pritet të vendoset në Spitalin e Graçanicës, duke u bërë një nga blerjet më të veçanta të realizuara me para publike.

