Pritje deri në 90 minuta në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Pritje deri në 90 minuta në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në disa pika kufitare janë krijuar pritje dhe kolona për automjetet.

Sipas të dhënave të përditësuara më 30 korrik 2026, në ora 20:16, pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku për hyrje pritjet arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa për dalje deri në 50 minuta. Kolonat në të dy drejtimet janë rreth 400 metra.

Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 25 deri në 30 minuta, me kolonë rreth 300 metra, ndërsa për dalje pritja është rreth pesë minuta.

Në Jarinjë, pritjet për hyrje janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë rreth 350 metra, ndërsa për dalje pritjet janë nga tre deri në pesë minuta.

Në Muçibabë, pritjet për hyrje arrijnë në 15 minuta, ndërsa për dalje deri në 60 minuta. Kolona për dalje është rreth 500 metra.

Në Han të Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, ndërsa për dalje rreth 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta, pa kolona të theksuara.

Related Articles