Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, gjatë performancës së saj në festivalin tashmë të njohur “Sunny Hill”, kishte ngritur flamurin e Republikës së Kosovës. Kjo gjë s’iu ka pëlqyer mediave të pushtetit në Serbi.
Tashmë kur Perry bashkë me partnerin e saj Justin Turredau ka shkuar për të kaluar disa ditë në Kotor të Malit të Zi, mediat serbe e kanë sulmuar duke e quajtur si veprim skandaloz ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës gjatë festivalit në Prishtinë.
Kurir ka shkruar se “pas skandalit me flamurin e shtetit të Kosovës, këngëtarja shkon në Kotor”
Derisa gazeta tjetër simotër e Kuririt, Informer, shkruan se Mali i Zi ia “ka shtruar qilimin e kuq gruas që shkeli integritetin tonë me një flamur të ..”, duke e kritikuar Podgoricën zyrtare.


