Këshilltari politik i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, është deklaruar pas takimit që kishte shefi i tij me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.
Hoxha me anë të një postimi në ‘Facebook’, pas takimit të mbrëmshëm, komentoi pjesën ku Abdixhiku tha se LDK’ja nuk e do kryetarin e Kuvendit, meqë e sheh si post ceremonial, shkruan Insajderi.
“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin Sepse LDK është si uji dhe zjarri”, deklaroi Hoxha.
“LDK dëshiron përsëri zgjedhje. Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK”, përmbyll shkrimin ai.
