Haziri: LDK do të japë kontribut për normalitet dhe stabilitet politik, gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve

Haziri: LDK do të japë kontribut për normalitet dhe stabilitet politik, gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri, ka deklaruar se prioritet i partisë është të kontribuojë në ndërtimin e normalitetit dhe stabilitetit politik në vend.

Duke folur para gazetarëve, Haziri tha se deri më tani qëndrimi zyrtar i LDK-së është ai i bërë publik nga kryetari i partisë.

“Dje është deklaruar kryetari i LDK-së. Asnjë gjë tjetër përveç kësaj deklarate nuk ka pasur. Nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndërsa nesër bëhet edhe konstituimi i Kuvendit, në legjislaturën e re. Koha po thërret që të ndërtohet normaliteti dhe stabiliteti politik në këtë Republikë. Roli ynë është ta japim këtë kontribut, ndërsa gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, deklaroi Haziri.

Ai nuk dha detaje shtesë për negociatat e mundshme politike, duke theksuar se zhvillimet e ardhshme do të varen nga rrjedha e bisedimeve ndërmjet subjekteve politike.

Related Articles