Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas betimit të deputetëve, Kuvendi i Kosovës po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e 11-të, duke bërë thirrje për respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe bashkëpunim mes forcave politike.
Haziri tha se vendimi i qytetarëve duhet të zbatohet nga të gjithë të zgjedhurit.
“Kuvendi i Republikës pas betimit të deputetëve po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e 11-të. Populli i Kosovës me 9 shkurt ka vendosur. Tani është koha që ne, të zgjedhurit e tyre, ta zbatojmë këtë vullnet”, ka shkruar Haziri.
Ai shtoi se zhvillimet e muajve të fundit duhet të shërbejnë si reflektim për klasën politike.
“9 shkurti e 28 dhjetori të jenë mësimi se, kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia. Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare”, theksoi Haziri.
