Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka pasur kritika të ashpra për deputetët e partisë Lëvizja Vetëvendosje.
Ramadani ka kritikuar deputetët për “joseriozitet total”, duke pyetur se “nuk e di a ju ka dalë malli i keq këto ditë”.
“U bë 11:40 gati edhe nuk ka asnjë deputet të pushtetit që ka ardhë në seancë nuk e kuptoj këtë joseriozitet, derisa po e them krejt hapur Kosova ka humbur shumë kohë, këta po e vazhdojnë humbjen e kohës. Sot thirrin seancë, gati po bëhet 1 orë nuk kanë ardhë, nafta ka shku 1.80, secila situatë më tutje veç po e dëmton jetën e secilit njeri në Kosovë. Joseriozitet total, nuk e di a i ka dal malli i keq këto ditë e fundit a jo? Është problem përtej politik dhe përtej partiak.
Ajo çka po du me thënë është një situatë absurde, jo vetëm në aspektin legal, dje ka përfundu afati kushtetues, por kjo është situatë absurde edhe politike”, ka thënë ai.
