Eugen Cakolli nga KDI tha se vazhdimi i seancës konstituive gjatë ditës së sotme është në kundërshtim të plotë me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të qershorit të vitit 2025.
Ai thotë se kjo çështje duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Situata është më se e qartë: kjo seancë është thirrur në shkelje të drejtpërdrejtë të Aktgjykimit të qershorit 2025 i cili ka efekt juridik në normë kushtetuese. Pra, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese konsiderohen si norma kushtetuese dhe tejkalimi i qëllimshëm, pra ka qenë e qartë që mbrëmë ka qenë afati i fundit kushtetues kur duhet të thirret seanca, përbën shkelje të drejtpërdrejtë. Është e domosdoshme që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Cakolli.
