“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi i Avni Deharit për jetën e tij

“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi i Avni Deharit për jetën e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë për “Pressing One”, ka deklaruar se kur ka qenë vetëm dy vjeçar, babain ia kanë marrë në burg dhe nuk e kanë parë më kurrë.

“Në 1949 e kanë marrë në burg, kur janë prishë marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, unë i kam pas dy vjeç…”, tha Dehari.

“Në mesin e tyre edhe babain tim e kanë marrë në burg dhe nuk është kthyer kurrë nga burgu, kanë thënë ka dalë nga burgu ka shku në Bullgari, kemi dëgjuar disa pushkë, nuk e dimë a e kanë vra a jo…”, vijoi Dehari.

Related Articles