Selin Bollati flet për marrëdhënien me DJ Gimbon: “Nuk ia vështirësojmë punën njëri-tjetrit”

Selin Bollati flet për marrëdhënien me DJ Gimbon: “Nuk ia vështirësojmë punën njëri-tjetrit”

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa detaje nga marrëdhënia e saj me DJ Gimbon, duke treguar se si arrijnë të ruajnë ekuilibrin mes angazhimeve profesionale dhe jetës në çift.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse është e vështirë të menaxhojë kohën mes punës dhe partnerit.

“A është e vështirë të menaxhosh kohën mes punës dhe partnerit? Unë frikësohem”, ishte pyetja që iu drejtua Selin.

Ajo tregoi se, në rastin e tyre, disa faktorë e bëjnë këtë balancë më të lehtë. Një prej tyre është fakti që çifti bashkëjeton, ndërsa një tjetër lidhet me oraret e ndryshme të punës.

“Gimbo punon natën, unë ditën”, shkroi ajo.

Selin theksoi gjithashtu se një element i rëndësishëm në marrëdhënien e tyre është respekti për angazhimet profesionale të njëri-tjetrit.

Sipas saj, ata përpiqen të mos e pengojnë apo t’ia vështirësojnë punën njëri-tjetrit, ndërsa marrëdhënien e përshkroi si jo toksike.

Në fund, ajo ndau edhe një mesazh që përmbledh filozofinë e saj për një lidhje të shëndetshme:

“Mos lejo kurrë që një problem për t’u zgjidhur të bëhet më i rëndësishëm se një person për t’u dashur.”

Për Selin, mirëkuptimi, respekti dhe mbështetja reciproke duket se janë ndër elementet kryesore që e ndihmojnë marrëdhënien me DJ Gimbon të funksionojë pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale. 

Related Articles