“Kushtetuta nuk është meny”, Tahiri kërkon mbajtjen e seancës

“Kushtetuta nuk është meny”, Tahiri kërkon mbajtjen e seancës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja, por edhe nga shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës dhe cenimi i vendimit të sovranit.

“Një mesazh që duhet të shkojë në veshin e atyre që sot prapë nuk janë në vendin e tyre të punës është se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja. Ai vjen edhe duke shkelur mbi vendimin e sovranit, respektivisht demokracisë, vjen nga kryeneçësia, por mbi të gjitha nga vazhdimi i shkeljeve zinxhirore të Kushtetutës”, tha Tahiri.

Ai theksoi se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i shtetit, duhet të jetë detyrim për çdo zyrtar publik dhe jo një dokument që interpretohet sipas interesave politike.

“Kushtetuta duhet të shihet si detyrim, jo si mënyrë. Ajo është korniza që kufizon sjelljen e secilit zyrtar publik, qoftë deputet, kryeministër, president apo çdo zyrtar tjetër publik”, u shpreh Tahiri.

Tahiri kritikoi edhe deputetët, duke thënë se me veprimet e tyre po cenohet edhe betimi i deputetit.

“Sot Kosova është duke e dobësuar veten edhe në rrafshin e brendshëm. Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën”, deklaroi Tahiri.

Related Articles