Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë përgjithësisht të shkurtra, sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 21:08.
Për automjetet, pritja më e gjatë është regjistruar në dalje në pikën kufitare Mutivodë, ku qytetarët po presin deri në 25-30 minuta.
Në Merdarë, pritjet për hyrje dhe dalje janë 5-10 minuta, ndërsa në Bërnjak dhe Jarinjë pritjet në dalje arrijnë deri në 5-10 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet për automjete kryesisht janë nga 1 deri në 7 minuta.
Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk ka kolona të regjistruara as për automjete dhe as për kamionë.
