Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik lidhur me rastin që ka ndodhur në fshatin Kërvasari, Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një 25-vjeçare, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën në QKUK.
Ndërkaq sipas njoftimit, i dyshuari 26-vjeçar, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën, transmeton Klankosova.tv.
Prokurori i Shtetit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.
Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
