Afro 5 mijë kandidatë do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës të shtunën

Afro 5 mijë kandidatë do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës të shtunën

4,967 kandidatë janë aprovuar për t’iu nënshtruar Provimit të Maturës, i cili do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, në 55 qendra të testimit në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Provimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të testimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit.

Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.

Ministria ka bërë të ditur se për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës.

Related Articles