“Nata e Pritjes” për katërshën e UÇK-së organizohet në Hagë më 15 shtator

“Nata e Pritjes” për katërshën e UÇK-së organizohet në Hagë më 15 shtator

Platforma “Liria ka Emër” ka mbajtur konferencë për media, ku përfaqësuesit e saj kanë prezantuar aktivitetet e ardhshme në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka folur për organizimin e një tubimi në Hagë, i cili pritet të mbahet në ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tasholli ka thënë se tubimi, i organizuar së bashku me mërgatën shqiptare, synon të shprehë solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe mbështetjen ndaj tyre në këtë ditë.

“Më 15 shtator duam ta shndërrojmë Hagën në një ‘Natë të Pritjes’. Së bashku me mërgatën tonë do të qëndrojmë aty gjatë natës, në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe të organizuar, deri në momentin e shpalljes së vendimit. Kosova dhe diaspora do të presin bashkë”, tha Tasholli.

Sipas planifikimit të organizatorëve, grumbullimi do të nisë më 15 shtator, nga ora 22:00, dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale.

Tasholli ka thënë se qytetarët do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në Hagë, deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Related Articles