Çmimet e derivateve për sot: Nafta do të jetë 1.70 euro për litër

Çmimet e derivateve për sot: Nafta do të jetë 1.70 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 eurosh, ndërsa çmimi i benzinës nuk do të mund të tejkalojë 1.53 euro për litër.

Çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.63 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë gjithë ditës së sotme.

Related Articles