Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është gjetur Hamëz Ismali, 80-vjeçari nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga 17 gushti.

Ai është gjetur në Tiranë dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

Shoqata ka bërë të ditur se shpreson në përmirësimin e gjendjes së tij dhe rikthimin sa më të shpejtë pranë familjes. Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan në gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij.

Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Misioni ynë – të shpëtojmë jetë.

Related Articles