Ardian Gola i VV zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 101 vota, i merr edhe ato të PDK-së

Ardian Gola i VV zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 101 vota, i merr edhe ato të PDK-së

Ardian Gola ka marrë  101  vota për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai u zgjodh pasi deputetët votuan që nënkryetarët të votohen veç e veç e jo në pako siç ishte më herët.

Votimi erdhi pasi deputetët e Kuvendit kanë aprovuar propozimin për votimin veç e veç të nënkryetarëve.

Propozimet për nënkryetar janë: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë dakord me cilëndo mënyrë të votimit, edhe veç e veç, edhe në paketë.

E deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nëse modeli i votimit të nënkryetarëve po bëhet si mjet për bllokim, atëherë partia e tij nuk do ta votojë. E nëse ka garanci se Kuvendi do të konstituohet, Gruda ka thënë se do të votojnë çdo mënyrë.

Related Articles