Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026

Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara për këtë taksë gjatë periudhës 2000–2026.

Sipas drejtuesve të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ky vendim synon lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale. Njëkohësisht, përmes faljes së borxheve, u jepet fund detyrimeve të vjetra për këtë taksë, të cilat kanë vazhduar të figurojnë ndër vite.
“Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave konkrete për mbështetjen e bizneseve, nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik të qytetit”, thuhet ne njoftimin e Komunës.

Related Articles