“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”.
Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti më 16 shtator kur u shpall aktgjykimi dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Për korrigjim të vendimit, Kurti foli edhe në disa takime që pati në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork.
Por, për përdorimin e këtij termi “korrigjim”, Kurti mori disa kritika.
Deklaratën e shefit të tij u mundua ta shpjegojë deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
Ai thotë se korrigjimi mund të nënkuptojë edhe kthim në pikën zero dhe rënie të akuzave.
“[Kurti] ka dhënë dhjetëra deklarata nga SHBA dhe ju po e thoni vetëm një pjesë të fjalisë të një pjese të deklaratës. E ka thënë në disa kontekste. [Kurti] ka thënë që vendimi është i padrejtë, që është i papranueshëm, që kërkohet strategji. Nga atje ka thënë se do të ofrojmë strategji shtetërore për t’u përballë me këtë vendim, ka thënë që do të mobilizohemi në shkallën e dytë. Korrektimi është edhe me kthye në pikën zero. Po flasim për thellësinë e korrigjimit. Për mua përmirësim është me u shpallë të pafajshëm, me ra ato akuza dhe që me u kthye të lirë”./
