Pas incidentit të mbrëmshëm, ku 63 minatorë mbetën të ngujuar në minierën e Trepçës pas ndërprerjes së energjisë elektrike, situata është duke u normalizuar
Kryesindikalisti i minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se është rikthyer prodhimi dhe janë krijuar kushtet për vazhdimin e punës.
Sipas tij, janë aktivizuar edhe pompat për largimin e ujit të grumbulluar gjatë kohës sa miniera ishte pa energji elektrike.
Sipas Jonuzit, pompat janë aktivizuar rreth orës 03:10 dhe tashmë kanë nisur punën për largimin e ujit.
Ndërkohë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, 63 minatorët që kishin mbetur brenda minierës kanë dalë gjatë mbrëmjes së kaluar.
