FC Prishtina do të luajë ndeshjen e saj të radhës në kuadër të Ligës së Konferencave.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka udhëtuar për në Norvegji, që të përballet me kampionin e këtij kampionati, Bodo/Glimt.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të “Bardh e kaltërve”.
Prishtina përmes llogarisë së saj zyrtare ka bërë publikimin e një fotoje, ku shihen lojtarët duke u stërvitur.
“Pamje nga seanca zyrtare stërvitore e FC Prishtina”, ka shkruar klubi.