Vdes veterani i UÇK-së, Sylë Hajdaraj

Vdes veterani i UÇK-së, Sylë Hajdaraj

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Sylë Hajdaraj nga fshati Jabllanicë, Komuna e Gjakovës. Hajdaraj përveç që ishte në shërbim të atdheut, ai dha kontribut të çmuar edhe në arsim, ku për vite me radhë punoi si mësues.

Lajmin e ka bërë të ditur OVL-UÇK në Gjakovë, duke njoftuar gjithashtu se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, teksa ceremonia e varrimit do të mbahet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës.

NJOFTIM MORTOR

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të nderuar qytetarë,

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Sylë Hajdaraj

nga fshati Jabllanicë, Komuna e Gjakovës.

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në luftën çlirimtare, ceremonia e varrimit do të mbahet:

Dini Dent 300×250
📍
Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës

📅
E marte, 20.10.2026

  • Varrimi: 16:00

Me këtë rast, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdaraj, të afërmve, bashkëluftëtarëve.

U prehtë në paqe!

Lavdi e përjetshme veprës dhe sakrificës së tij!

Related Articles