Rasti “Laboratori ‘25’, dyshohet për falsifikim dokumentesh e krim të organizuar, arrestohet një person

Rasti “Laboratori ‘25’, dyshohet për falsifikim dokumentesh e krim të organizuar, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person (1) të dyshuar B.K për 48 orë.

Në njoftim shtohet se, Prokuroria Speciale dhe Policia, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Prishtinë, 28 tetor 2026 – Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person (1) të dyshuar B.K për 48 orë.

I pandehuri B.K dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”.

Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Për më shumë informacion lidhur me rastin, lexoni komunikatën paraprake:

Related Articles