Sport Club “Gjilani” ka prezantuar futbollistin Fabjan Beqja, si përforcimin më të ri të skuadrës, raporton Gazeta “Enigma”.
Beqja vjen te “kuqebardhët” nga KF Teuta, skuadër kjo e cila fitoi titullin kampion në Kategorinë Superiore në Shqipëri në edicionin e fundit.
27 vjeçari mbylli aventurën dhjetë vjeçare te “Djelmoshat e Detit” në Shqipëri dhe u zyrtarizua si futbollist më i ri i SC Gjilanit në Kosovë.
Siç mëson Gazeta “Enigma” bëhet fjalë për një marrëveshje dy vjeçare me mundësi vazhdimi, derisa Beqja afrohet te gjilanasit për t’i ndihmuar “Skifterave” drejt realizimit të objektivave madhor që kanë këtë edicion.
Beqja luan në pozitën e anësorit të djathtë, por në të kaluarën ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë gjë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Prezantimi i futbollistit Beqja është bërë si gjithmonë në mënyrë fantastike nga faqja zyrtare e klubit gjilanas:
Beqja është përforcimi i radhës i SC Gjilanit pas Blerim Krasniqit, Agustin Torasses, Elton Cales, Yll Hoxhës, Albert Dabiqajt dhe Arbër Prekazit.
/Gazeta Enigma/