Protestë kundër Kurtit do të ketë, por kur? Organizatori thotë se është ende në fazën e përgatitjeve!

Protestë kundër Kurtit do të ketë, por kur? Organizatori thotë se është ende në fazën e përgatitjeve!

Pas protestës së mbajtur të dielën kundër Qeverisë Kurti, pritet të organizohen edhe protesta të tjera.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info organizatori i protestës, Durim Aliu, i cili ka bërë të ditur se tashmë ka nisur takimet për organizimin e protestës së radhës.

Ai ka thënë se data e protestës së ardhshme do të bëhet e ditur me kohë, pasi të përfundojnë përgatitjet dhe organizimi.

“Po, do të ketë protesta të tjera. Për momentin jam duke mbajtur takime për organizimin e protestës së radhës. Për datën do t’ju njoftojmë me kohë. Sapo t’i përfundojmë përgatitjet dhe organizimin, do të bëhet edhe njoftimi zyrtar”, ka deklaruar ai për Arbresh.info.

Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur data e mbajtjes së protestës së radhës.

Related Articles