Policia e Kosovës së bashku me institucionet tjera shtetërore (ENKSH, AME dhe Klubi i zhytjes Trepça) nxjerrin një automjet nga liqeni i Ujmanit

Policia e Kosovës së bashku me institucionet tjera shtetërore (ENKSH, AME dhe Klubi i zhytjes Trepça) nxjerrin një automjet nga liqeni i Ujmanit

Më datën 08.11.2026 njësitë policore të rendit se bashku me njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), ne bashkëpunim me Epikën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensionin për Menagjimin e Emergjencave dhe Klubin e zhytjes Trepça, pas një operacioni të përbashkët i cili ka filluar rreth ore 10:00 kanë arritur ta identifikojnë automjetin i cili kishte qenë i fundosur në liqenin e Ujmanit. Rreth orës 12:40 njësitë e lartcekura kanë arritur që ta nxjerrin automjetin në fjalë.
Ky veprim është ndërmarrë pas uljes se nivelit te ujit dhe gjithashtu ka shërbyer si një lloj trajnimi për pjesëtarët e policisë si dhe institucioneve tjera qe kane marre pjese ne këtë aksion.
Rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me date 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit. Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim.

  • Advertisement –

Policia e Kosovës si çdo herë mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve.

Related Articles