Policia ndalon një veturë në Ferizaj që shkaktoi aksident dhe iku, shoferit ia sekuestron një armë

Policia ndalon një veturë në Ferizaj që shkaktoi aksident dhe iku, shoferit ia sekuestron një armë

Policia e Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar një veturë të tipit BMW, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me datën 07.11.2026, rreth orës 21:40, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit te shoferi është gjetur një armë zjarri, për të cilën ai posedonte leje.

“Gjatë verifikimeve dhe kontrollit tek shoferi i veturës, A.J., 40 vjeç kanë gjetur në posedim një armë zjarri për të cilën posedonte leje”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse.

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia tha se ka sekuestruar pistoletën me karikator dhe dhjetë fishekë.

Related Articles