Nga një lidhje sekrete te një krizë ndërkombëtare: Gjithçka që dihet për skandalin Jensen Huang

Nga një lidhje sekrete te një krizë ndërkombëtare: Gjithçka që dihet për skandalin Jensen Huang

Jensen Huang, drejtuesi i gjigantit teknologjik Nvidia, është përfshirë në një skandal ndërkombëtar pas zbulimit për një lidhje jashtëmartesore me biznesmenen kineze Alice Huang, e dyshuar nga inteligjenca amerikane si spiune e Pekinit.

Sipas raportimeve të The Neë York Times, autoritetet amerikane dyshojnë se ajo ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete kineze për të mbledhur informacione strategjike. Huang ka pranuar se ka qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij, Lori Mills, duke kërkuar falje për dhimbjen që u ka shkaktuar asaj dhe fëmijëve.

Skandali ka marrë përmasa edhe më serioze për shkak të rolit të Alice Huang në kompaninë Megaspeed, e cila është përballur me dyshime për shmangie të sanksioneve amerikane mbi eksportin e çipave drejt Kinës. Nvidia ka nisur një hetim të pavarur për të përcaktuar nëse marrëdhënia ka krijuar rreziqe për kompaninë apo sigurinë kombëtare amerikane.

Kineze1

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se beson te Jensen Huang, ndërsa Kina i ka mohuar kategorikisht akuzat për spiunazh. Çështja ka alarmuar Uashingtonin, pasi Nvidia ndodhet në qendër të garës së inteligjencës artificiale mes SHBA-ve dhe Kinës, ku çipat e avancuar konsiderohen një aset strategjik.

Pavarësisht polemikave dhe hetimeve, bordi i Nvidia-s ka shprehur mbështetje për Huang, ndërsa ende nuk ka prova publike që konfirmojnë se sekretet e kompanisë apo siguria amerikane janë komprometuar.

Related Articles