Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

Një person ka mbetur i plagosur në Suharekë, si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur atje.

Nga policia e Kosovës, për Gazetën Express, është shtuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

‘’Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti’’, thuhet në njoftim.

Related Articles