Të paktën 20 persona kanë vdekur në një shpërthim në veri të Libanit, shkroi Kryqi i Kuq libanez në Twitter herët të dielën.
Organizata tha se ekipet e saj kishin transportuar 20 trupa pas një shpërthimi në Akkar dhe se 79 persona u plagosën.
Kryqi i Kuq tha se shpërthimi ishte një shpërthim i një cisternë karburanti, ndërsa transmetuesi libanez MTV raportoi se ishte një depo karburanti që kishte shpërthyer dhe se njerëzit ende ishin të zhdukur.
Ndryshe, vendi aktualisht po vuan nga një mungesë e madhe e furnizimit.
????ATENCIÓN / Al menos 20 muertos en una explosión de una cisterna de gas en el #Líbano
Duras escenas de Tallil Akkar ????????????
Pedimos disculpas por la dureza de las escenas pic.twitter.com/zJHcOScXF4— Un Panorama Catastrófico (@AlertaMundialRT) August 15, 2021
Vetëm një vit më parë një shpërthim i madh në portin e Bejrutit vrau më shumë se 190 njerëz dhe plagosi rreth 6,000. Pjesë të mëdha të portit dhe zonave të banuara aty pranë u shkatërruan. Rreth 30,000 njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.
Shpërthimi u shkaktua nga disa ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë jo të duhur, ndërsa rrethanat e sakta ende nuk janë të qarta.
Libani po përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike që kur përfundoi lufta e tij civile 15-vjeçare në 1990.