Barcelona është duke planifikuar t’i ofrojë kontratë të re Sergi Robertos.
Spanjollit i është ofruar një rinovim dy vjeçar me një ulje të dukshme të pagës.
Sergi Roberto bashkë me grupin e tij do ta shqyrtojë ofertën, ndërsa raportohet se ishte dëshira e tij të marrë ulje page për t’i ndihmuar klubit.
Gerard Pique zbuloi dje pas ndeshjes se të gjithë kapitenët do tyë ulin pagat e tyre për të ndihmuar klubin, teksa ai personalisht tashmë e ka ulur për të ndihmuar në regjistrimin e tre futbollistëve, Rey Manaj, Memphis Depay dhe Eric Garcia.
“Kam qenë në kontakt me kapitenët tjerë dhe ata do të pranojnë uljen e pagës gjithashtu. Është thjesht çështje kohe. Ne jemi familje dhe kapitenët kanë qenë të hapur ta bëjnë këtë që nga fillimi” – tregoi Pique.