Tifozat “Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një aksion para zyrave të Bashkisë së Korçës, derisa kërkojnë që organizatorët e festivalit të birrës të tërheqin ftesën për Goran Bregoviç, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku kanë theksuar se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit të tyre.
“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, Qyteti i Korçës është në përgatitje e sipër të edicionit të radhës së Festës së Birrës.E cila do të mbahet prej dt 18- 22 gusht.