Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se përpjekjet duhet të përqendrohen në nxjerrjen e shtetasve gjermanë si dhe afganëve që kishin punuar me gjermanët nga Afganistani pasi talebanët morën pushtetin.
Merkel tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur të tërhiqeshin nga Afganistani pjesërisht për arsye politike të brendshme, thanë burimet në partinë e saj për AFP.
Në një takim me partinë e saj CDU-CSU, Merkel tha se vendimi i NATO-s për t’u tërhequr pas gati dy dekadave të vendosjes ishte “përfundimisht i marrë nga amerikanët” dhe se “arsyet e brendshme politike” ishin pjesërisht fajtore.
“Ne kemi thënë gjithmonë, nëse amerikanët qëndrojnë, ne gjithashtu do të qëndrojmë,” tha ajo, sipas pjesëmarrësve në takim.
“Tërheqja e trupave ndezi një efekt domino” që kulmoi me talibanët që erdhën përsëri në pushtet, tha Merkel.
“Për shumë njerëz që kanë ndërtuar përparimin dhe lirinë – veçanërisht gratë – këto janë ngjarje të hidhura,” tha ajo.
Përpjekjet tani duhet të përqendrohen në evakuimin e shtetasve gjermanë, si dhe afganët që kishin punuar me gjermanët ose që janë në rrezik nga talebanët, tha ajo.
Berlini vlerëson se 2,500 punonjës lokalë që punuan me trupat gjermane ose në ambasadë, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, duhet të evakuohen nga vendi.
Dy mijë afganë të tjerë, të tillë si aktivistë e të drejtave të njeriut ose punonjës të organizatave joqeveritare, gjithashtu duhet të nxirren jashtë vendit.
Numri rritet në 10 mijë nëse përfshihen anëtarët e familjes së tyre.
Përtej këtyre grupeve, shumë të tjerë do të kërkojnë të largohen nga Afganistani, tha Merkel.
150 mijë persona janë dërguar nga Gjermania gjatë viteve të cilët ishte prezent NATO-ja në Afganistan, duke e bërë atë shteti i dytë që ka dhënë më së shumti kontribut gjatë kësaj fushate ushtarake.