Gazetarja amerikane që u detyrua të raportojë me veshje islamike: Talebanët thërrasin ‘vdekje Amerikës”

Gazetarja amerikane që u detyrua të raportojë me veshje islamike: Talebanët thërrasin ‘vdekje Amerikës”

Korrespondetja e CNN, Clarisa Ward kaloi nga raportimi me veshje dhe ngjyra dhe “ekspozimi” i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas kapjes së Kabulit nga talebanët.

Të dielën, 15 gusht, zonja Ward dukej kështu, ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta

Por, ditën tjetër, ajo u shfaq me një veshje “abbaya” dhe tregoi se “iu tha të largohej mënjanë nga militantët që ruanin pallatin presidencial ‘sepse ajo ishte grua’”.

“Ata thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por duken miqësorë në të njëjtën kohë. Më thanë të qëndroj anash sepse jam grua. Kam parë disa gra, por shumë më pak sesa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit”, u shpreh ajo.

Clarissa konfirmoi se kishte një ndryshim në zgjedhjen e veshjes së saj të hënën, pas marrjes së kontrollit të talebanëve, por ajo këmbënguli se “ndryshimi nuk ishte aq i ashpër”.

Related Articles