Një grua dyshohet se është vrarë nga luftëtarët talibanë për shkak se nuk kishte veshur rrobat e duhura në publik.
Disa ditë pasi talibanët u zotuan të respektojnë të drejtat e grave, u publikua një fotografi tronditëse që treguan një grua të shtrirë me gjak me njerëz që qanin rreth saj.
Pamjet, të postuara në rrjetet sociale, thuhet se janë bërë kur talibanët kapën qytetin verior të Taloqan në provincën Takhar javën e kaluar.
Të paktën tre persona, përfshirë një gazetar, kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi luftëtarët hapën zjarr ndaj një turme që protestonte kundër sundimit të tyre, kanë raportuar mediat lokale.