Milani i ka përshpejtuar bisedimet për të përfunduar transferimin e Alessandro Florenzit nga Roma.
Italiani i ka bërë gati valixhet dhe po pret dritën e gjelbër nga skuadra e tij.
Pioli kërkon që lojtari të jetë të paktën në stol në ndeshjen e së hënës kundër Sampdorias.
Drejtuesit e Romës kërkojnë 1 milionë për një huazim një vjeçar me të drejtë blerje për 4.5 milionë në fund të sezonit.
Maldini po pret gjithashtu një shenjë nga Bakayoko për ta transferuar.
Ditët e fundit, Chelsea ka hapur dyert për një hua të re, këtë herë me kushte më të favorshme se dy vjet më parë: në atë kohë kishte edhe një të drejtë shpengimi prej njëzet milionë eurosh. Këtë herë numrat janë më të përmbajtur.
Për të testuar disponueshmërinë e Bakayoko sot është caktuar një takim i ri, ai me agjentët e tij. Nëse vërtetohet gatishmëria e tij për të përshtatur tarifat e tij me filozofinë ‘kuqezi’, atëherë marrëveshja mund të mbyllet shpejt. Nëse jo gjatë javës, më së voni në fillim të javës tjetër.