Dy ndeshje, dy fitore – Tottenhami triumfon ndaj Wolverhamptonit

Dy ndeshje, dy fitore – Tottenhami triumfon ndaj Wolverhamptonit

Tottenham Hotspur ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin në Molineux Stadium përballë Wolverhampton Wanderers.

Skuadra mysafire ia doli të shënonte një gol në pjesën e parë dhe e ruajti rezultatin deri në fishkëllimin e fundit të gjyqtarit (1-0).

Një ndërhyrje të portierit Jose Sa, gjyqtari Stuart Attwell e ndëshkoi me penallti, ndërsa Dele Alli u tregua i saktë nga pika e bardhë (10’).

Menjëherë pas pati një situatë të dyshimtë penallti në anën tjetër, mirëpo pas konsultimit të VAR-it u konfirmua se nuk ishte njëmbëdhjetëmetërsh për Wolves.

Vendasit patën disa raste në fillim të pjesës së dytë, por që nuk u konkretizuan. Pastaj për një periudhë rrezikoi Tottenhami, sidoqoftë deri në mbyllje të takimit nuk pati gola të tjerë.

Kjo ishte fitorja e dytë e Tottenham Hotspur në dy xhirot e parë që shënon një fillim të mbarë për ekipin e Nuno Espirito Santo.

Ndërkaq, Wolverhampton Wanderers nuk e ka filluar mirë edicionin 2021/2022, pasi në dy xhirot e para ka regjistruar dy humbje. 

Related Articles