Kosova, edhe një medalje në karate në Kampionat Europian U-21

Kosova, edhe një medalje në karate në Kampionat Europian U-21

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka fituar medaljen e dytë në Kampionatin Europian në karate, i cili po zhvillohet në Tampere të Finlandës.

Karatistja Diellza Sejdiu ka fituar medalje të bronztë në këtë kampionat, në kategorinë e saj deri 68 kg, për grupmoshën U-21.

Ajo ka shënuar fitore përmes repesazhit ndaj zviceranes Shombabok Benz, ndërsa medalja e saj është e dyta e bronztë për Kosovën, pas asaj të fituar dje nga Behije Mustafa në kategorinë deri 59 kg.

Related Articles