Policia e Shqipërisë tashmë është duke e vëzhguar situatën sipër ndërtesave në qytetin e Korçës, meqë sonte pritet të performojë këngëtari serb Goran Bregoviq.
Bregoviq do të këndojë në Festivalin e Birrës në Korçë ku në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë polemika sa i përket pjesëmarrjes së tij në këtë festival, përderisa shumë artistë nga Kosova e kanë anuluar pjesëmarrjen aty.
Bregoviq ka deklaruar se pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës do ta nis me këngën “Kosovska”.