Një ngjarje e pazakont ka ndidhur në futbollin danez kur një gjyqtar është penduar brenda pak sekondave për vendimin që mori.
Gjyqtari që ishte duke ndarë drejtësinë në ndeshjen e ‘NordicBet Liga’, që është liga e dytë e Danimarkës, mes skuadrave, Drederica dhe Vendsyssel FF, ka bërë bujë të madhe në medie sociale me një veprim të tij.
Ai akordoi një faul në një moment kur skuadra e Frederica ishte në një kundërsulm të rrezikshëm, gjersa ishte në disavantazh prej 1:0.
Lojtari Krishtian Kirkegaard u faulua teksa i afrohej zonës dhe gjyqtari ndali lojën. Por, lojtari tjetër i Frederica mund të dilte pastër me portën, për të shënuar për 1:1.
Kur gjyqtari e vuri re se ndaloi lojën pa nevojë, ai e kuptoi se bëri gabim shumë të madh. Kësisoji, ai ra në gjunjë nga dëshpërimi për veprimin e tij.