Aktorit Kreshnik Ibrahimi flet për peripecitë e tij në Gjermani: “Punova pastrues”, tha ai në emisionin N’nejë” në kanalin ATV.
Aktori i njohur Kreshik Ibrahimi, i cili një kohë të gjatë prej disa vitesh jeton e vepron në Gjermani, ka përshkruajtur sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjatë jetës si mërgimtar dhe karrierës së mëtejme.
Sipas tij, të gjitha peripecitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë në botën e jashtme, janë të vështira e përshkruhen me momente jo të mira, por me vendosmëri kalohen dhe arrihet suksesi.
“Këtu, te ne në Kosovë ka një arsye shumë të madhe pse po largohen njerëzit. D.m.th., nëse njerëzve nuk u krijon siguri në këtë vend, atëherë normalisht që ata do të ikin me një valigje në krah”, tha ai pos tjerash në emisionin e drejtpërdrejtë “N’nejë”, duke përshkruajtur krajatat dhe peripecitë e tij si mërgimtar në Gjermani.
VIDEO – Biseda: