Një i vrarë dhe dy të plagosur në qendër të Lushnjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur në Lushnje, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Dyshohet se Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit ku edhe ndodhi ngjarja, në pedonalen e qytetit, është personi i cili ka humbur jetën.

Po ashtu dyshohet edhe për 3 persona të plagosur, shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja ku është ekzekutuar 34-vjeçari.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambientet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Muça është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Related Articles