Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar për dhunë në familje.
Policia ka bërë të ditur se një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.
Tutje, në Fushë Kosovë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person, pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.
Në Lipjan, mbrëmë është arrestuar një person, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike gruas së tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.
Për dhunë në familje është arrestuar edhe një person në Prishtinë.
“Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.
Në Suharekë ndërkaq, policia e ka arrestuar një person pasi që i njëjti e ka kanosur gruan e tij përmes telefoni pas një mosmarrëveshje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.
Në Pejë ndërkaq, është arrestuar një person pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimën kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore . Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.
Në Vushtrri policia ka arrestuar një person nën dyshimet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshje.
“Vushtrri 22.08.2021 –21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.