Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.
Krivaqa është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 12:05.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt, e tutje, shtojnë se i njëjti po dërgohet në stacion policor.
LEXO EDHE: Zyrtare: Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.