Është hera e parë në histori që Medaljet Olimpike dhe Paraolimpike janë bërë nga riciklimi i metaleve e çmuara si ari dhe argjendi.
Këto metale përdoren në pajisjet elektronike dhe të cilat asgjësohen çdo vit në nivel global.
Projekti filloi dy vite më herët dhe përfshiu 90 për qind të qyteteve dhe fshatrave japoneze, të cilat krijuan vende për marrjen e donacioneve apo pajisjeve të vjetra elektronike.
Për njerëzit e Japonisë, projekti ofroi një mundësi unike për të qenë pjesë e Lojërave duke mbledhur materiale me të cilat u prodhuan rreth 5.000 medalje bronzi, argjendi dhe ari.
Fushata e riciklimit prodhoi 32 kilogramë ari, 3.493 kilogramë argjend dhe 2.200 kilogramë bronz, të gjitha këto nga 80 tonelata pajisje.