Matteo Guendouzi është akuzuar se ka gënjyer për plagët e tij nga presidenti i Nices, Jean-Pierre Rivere, pasi një përleshje masive me mbështetës shpërtheu në fushë gjatë përplasjes së tyre të ashpër kundër Marseilles.
Prokurorët në Francë kanë hapur një hetim për përleshjen e shëmtuar, e cila përfundimisht detyroi ndeshjen e Ligue 1 të përfundonte para kohe në fundjavë. Spektatorët e zemëruar pushtuan fushën dhe u përballën me Dimitri Payet.
Payet, i cili u pa duke hedhur një shishe përsëri në turmë pasi fillimisht ishte drejtuar ndaj tij, reagoi me zemërim dhe një kordon sigurie administruesish nuk ishte në gjendje të parandalonte një turmë njerëzish të futeshin në fushë.
LEXO EDHE: Ndërprehet ndeshja Nice – Marseile, mysafirët nuk kthehen, gjyqtari mbyllë takimin
Në mes të kaosit, lojtarët e të dy ekipeve, si dhe mbështetësit dhe stafi, u përleshën me njëri-tjetrin. Pamjet gjithashtu u shfaqën për të treguar një anëtar të Marseilles duke goditur një pushtues të fushës në dysheme.
Lojtarët e Marseilles ndërhynë në rrëmujë dhe trajneri i tyre, Jorge Sampaoli, ishte i përmbajtur fizikisht, teksa shikonte të përballjet mes lojëtarëve të të dyja skuadrave.
Menjëherë pas kësaj, shenjat në qafën e Guendouzi, të cilat e bënë atë të dukej sikur ishte i kapuet dhunshëm, u shfaqën së pari në internet, megjithëse Rivere ka hedhur poshtë pretendimet se ato ishin shkaktuar në fushë.
“Përveç fotografisë që është kudo, nuk ka pasur dhunë kundër lojtarëve të OM”, ka thënë ai për L’Equipe . “Nga rruga, Guendouzi, me fotografi për ta vërtetuar këtë, nuk ka shenja në qafë kur është në fushë”.
Pas incidentit, gjyqtari i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Tetëdhjetë minuta pasi ndeshja u pezullua, Nice tha se donin të rinisnin, por Marseille refuzoi për shkak të frikës për sigurinë.