Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas “Betimit për Drejtësi”, i njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë.
Pas kësaj ai është nxjerrë nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e forcave të shtuara të policisë.
Dardan Krivaqa është arrestuar dje si i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
Ndryshe, 18 vjeçaria ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.
Viktima ishte dërguar aty nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.