Drejtori i Konvikteve: Pas javës së parë të shtatorit hapet konkursi për pranimin e studentëve

Drejtori i Konvikteve: Pas javës së parë të shtatorit hapet konkursi për pranimin e studentëve

Drejtori i konvikteve, Fatmir Sfishta ka thënë se pas përfundimit të javës së parë të muajit shtator do të hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte.

Sipas tij, kapacitetet e konvikteve janë për të pranuar katër mijë studentë pasi që janë edhe aq shtretër por se kjo varet krejt prej asaj se sa lejojnë rrethanat shëndetësore duke pasë parasysh situatën me Covid-19 në Kosovë.

“Jo ende nuk është koha, diku pas javës së parë të shtatorit hapet konkursi për pranimin e studentëve edhe do të pranohen aq studentë sa na lejojnë rrethanat shëndetësore , mirëpo kapacitete ne i kemi katër mijë shtretër, nëse nuk ka diçka të veçantë ne i pranojmë katër mijë studentë”, ka thënë ai për FrontOnline.

Ndryshe, vitin e kaluar konviktet e studentëve ishin shndërruar në karantinë ëpr personat që vinin nga jashtë.

Related Articles